Hoxhaj: Largimi i ambasadorëve me “çelës politik” është i paprecedent NULL NULL 20.05.2021 09:07 20.05.2021 09:07 "Kjo përbën skandalin më të madh në Politikën e Jashtme të Kosovës". Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria Kurti, me veprimin e djeshëm për kthimin e ambasadorëve me “çelës politik”, e ka suspenduar Politikën e Jashtme. Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shtuar se kjo përbën skandalin më të madh në Politikën e Jashtme të Kosovës, njofton Klan Kosova. “Qeveria Kurti, me veprimin e djeshëm për kthimin e ambasadorëve me “çelës politik”, e ka suspenduar Politikën e Jashtme. Në 23 misione diplomatike, Republika e Kosovës nuk ka ambasadorë. Kjo përbën skandalin më të madh në Politikën e Jashtme të Kosovës”. “Largimi i përnjëhershëm i ambasadorëve me “çelës politik” është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mirë. Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, e zbehin subjektivitetin ndërkombëtar dhe i përmbysin të arriturat e dy dekadave të fundit në diplomaci”. klankosova.tv