Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Houthis kanë ‘aftësi të degraduara’, thotë Pentagoni

NULL NULL
12.01.2024 22:37
Pentagoni

Zyrtarë të Pentagonit kanë diskutuar për sulmet e ShBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj objektivave Houthi në Jemen.

Një zëdhënës thotë se zyrtarët amerikanë besojnë se Houthi-t kanë “aftësi të degraduara” pas sulmeve, dhe gjithashtu thotë se ai nuk beson se grupi do të ishte në gjendje të “ekzekutonte në të njëjtën mënyrë si ata” të martën, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Houthi-t hodhën 18 dronë, dy raketa lundrimi dhe një raketë kundër anijes të martën pasdite, të gjitha të cilat u rrëzuan nga anijet detare të Mbretërisë së Bashkuar dhe ShBA-së, duke përfshirë aeroplanmbajtësen USS Dwight D Eisenhower, në Detin e Kuq.

Më herët, një zyrtar i lartë ushtarak amerikan tha se ShBA dhe Britania e Madhe kishin goditur “pak më pak se 30 vendndodhje të ndryshme në Jemen”.

Sulmet ishin një përgjigje ndaj sulmeve të përsëritura nga grupi i mbështetur nga Irani ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

lajme të ngjashme