Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Houthi sulmon Izraelin

NULL NULL
04.05.2025 16:08
Foto nga Getty Images
Foto nga Getty Images

Një raketë e lëshuar nga Houthit e Jemenit ra pranë terminalit kryesor të aeroportit “Ben Gurion” të Izraelit të dielën në mëngjes, sipas autoriteteve izraelite.

Katër persona u plagosën nga shpërthimi, ndërsa dy të tjerë u plagosën gjatë rrugës për në strehë, raportojnë mediat izraelite, duke cituar shërbimet e urgjencës, transmeton Klankosova.tv.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha në një deklaratë se “kushdo që na godet, ne do ta godasim shtatë herë më fort”.

lajme të ngjashme