Houthi pretendon se ka sulmuar luftanijen amerikane NULL NULL 29.01.2024 09:24 29.01.2024 09:24 Pamje e "Lewis B Puller" Houthi ka pretenduar se ka hedhur një raketë në një anije luftarake amerikane. Grupi tha se kishte në shënjestër luftanijen amerikane “Lewis B Puller”, derisa ajo lundronte nëpër Gjirin e Adenit, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Houthi thotë se ka në shënjestër të gjitha anijet që ata besojnë se janë të lidhura, që udhëtojnë drejt ose nga Izraeli. Ndërkaq, dje u bë e ditur se luftanija amerikane “HMS Diamond” zmbrapsi me sukses një sulm me dron nga Houthi.