Hoti: Jam i nderuar që i prijë listës me 30 doktorë e mbi 40 magjistra NULL NULL 31.05.2017 21:35 31.05.2017 21:35 Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se nominimi i tij ka qenë befasi e këndshme për elektoratin e LDK-së. “Ndjehem shumë i nderuar me pritjen e jashtëzakonshme që po më bëhet mbarë Kosovës”, ka thënë Hoti, njofton Klan Kosova. “Brezi i Republikës – siç ka thënë Rugova është rreshtuar kah kandidimi im”, ka shtuar ai. E nominimi i tij nga LDK-ja, sipas Hoti është vendim i madh i partisë. Më tej ka thënë se është i nderuar që i prinë një liste sikur ajo e koalicionit LDK-AKR-Alternativa. “Është nder të jesh në listën e LDK-së, me 30 doktorë shkencash dhe 46 magjistra”. “Është oferta më e mirë për qytetarët e Kosovës”, ka pohuar Hoti.