Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Horoskopi 22.07.2015 – 29.07.2015

NULL NULL
22.07.2015 19:37

dashiDashi (21-Mars- 20 Prill)

Do të arrini të mbani emotivitetin tuaj në kufij të qëndrueshëm për t’i lënë vend dëshirës për raporte sa më të shëndetshme me njerëzit.

demiDemi (21 Prill- 20 Maj)

Janë privilegjuar ata që punojnë në kontakt me persona të tjerë sepse mund të përfundojnë punë vërtetë të favorshme. Një impenjim maksimal pritet nga ju gjatë ditës së sotme.

binjaketBinjakët (21 Maj- 21 Qershor)

Një situatë e caktuar po fillon të marrë formë duke ju lënë kështu kohë të qetësoheni dhe t’i shihni gjërat më me optimizëm. Sot do t’i besoni mikut tuaj verbërisht.

gaforrjaGaforrja (22 Qershor- 22 Korrik)

Nëse keni një objektiv për të arritur në fushën e dashurisë vazhdoni në këtë drejtim dhe personit të interesuar do t’i pëlqejë shumë ajo që bëni.

luaniLuani (23 Korrik- 22 Gusht)

Sot dikush do të kthehet duke ju kërkuar falje për atë që ju ka bërë dhe me një dhuratë të vogël. Mund të flitet për një histori të kaluar ose për dikë që ka sqaruar një keqkuptim me ju.

virgjereshaVirgjëresha (23 Gusht- 22 Shtator)

Shumë i mirë sektori i punës sidomos për ata nga ju që kanë të bëjnë me të huajt ose me vende të tjera. Nëse dikush do t’ju kërkojë ndihmë duhet të hiqni dorë nga një impenjim.

peshorjaPeshorja (23 Shtator- 23 Tetor)

Në çdo moment sot do të ndjeheni krenar për veten. Keni arritur shumë gjëra në pak kohë dhe po mundoheni t’i seleksiononi për të marrë të gjithë kënaqësinë që prisnit.

akrepiAkrepi ( 24 Tetor- 22 Nentor)

Dikush ka gjetur një sistem mjaft efikas për t’ua prishur ditën. Nga kjo do të keni mjaft probleme dhe në marrëdhëniet e tjera si personale dhe në fusha të tjera.

shigjetariShigjetari ( 23 Nentor- 21 Dhjetor)

Sjellja juaj nuk është shumë e qëndrueshme dhe nuk po bëni asgjë për të mposhtur dyshimet e partnerit. Gjithë kjo indiferencë mund të ju kthehet kundër.

bricjapiBricjapi ( 22 Dhjetor- 20 Janar)

Keni shumë dëshirë të futeni në një grup shoqëror të caktuar sot, por nuk keni akoma idetë e qarta se si duhet të veproni. Të ëmbël dhe mjaft romantikë do të tregoheni me partnerin.

ujoriUjori (21 Janar- 19 Shkurt)

Sot kërkoni shumë përkushtim dhe ledhatime nga partneri. Nëse nuk ju përgjigjet shumë shpejt do të gjeni një numër telefoni që nuk e keni fshirë asnjëherë nga axhenda.

peshqitPeshqit (20 Shkurt- 20 Mars)

Kjo ditë duhet t’i dedikohet ndryshimit total të jetës suaj. Për shumë nga ju do të jetë pranimi i disa ftesave që i keni refuzuar prej kohësh, për të tjerë ndryshimi i lookut.

 

lajme të ngjashme