Hopkins feston me Hayek për triumfin në Oscars 2021 (VIDEO) NULL NULL 29.04.2021 12:33 29.04.2021 12:33 Salma Hayek po e ndihmon Anthony Hopkins që të festojë fitoren e tij të madhe Oskare! Aktorja 54-vjeçare zgjodhi Instagramin për të ndarë me fansat një video të saj dhe aktorit 83-vjeçar duke kërcyer, pasi ai fitoi çmimin e Aktorit më të Mirë në Oscars disa ditë më parë. “Duke festuar me mbretin @anthonyhopkins 👑 Oscar-in e tij të dytë për interpretimin e jashtëzakonshëm në The Father”, shkroi Salma. Në video, Anthony vallëzon rreth shtëpisë së tij në Uells me këngën e Leonard Cohen “Dance Me to the End of Love”, ndërsa në fund të videos Salma i bashkëngjitet vallëzimit dhe më pas e përqafon aktorin. Gjatë ceremonisë Oscars 2021, Anthony u bë aktori më i vjetër i gjallë që mori në shtëpi trofeun për çmimin Aktori më i Mirë, për rolin e tij në The Father. Kjo është hera e dytë që ai fiton një Oscar. Në vitin 1992 e kishte fituar të njëjtin çmim për rolin e tij në The Silence of the Lambs. View this post on Instagram A post shared by Salma Hayek Pinault (@salmahayek)