Holgado triumfon në garën e parë në Moto 3 NULL NULL nga Naim Selmani 26.03.2023 12:51 nga Naim Selmani 26.03.2023 12:51 Motoristi spanjoll Daniel Holgado ka dal triumfues në garën hapëse të sezonit të ri në kategorinë Moto 3. Pas një beteje të fortë në shtegun në Portimaos ai arriti që ta mbaj pozitën kryesuese duke e kaluar i pari vijën e finishit përcjell klankosova.tv. Pas 23 garave që i ka zhvilluar gjatë karrierës në këtë kategori kjo është fitorja e tij e parë. Në vendin e dytë përfundoi spanjolli tjetër David Munoz. Kurse pas një beteje të ashpër i treti vijën e finishit e kaloi braziliani Diogo Moreira që u ngjit për herë të parë në karrierë në podium në këtë kategori.