Holanda ndalon të gjitha fluturimet nga Mbretëria e Bashkuar NULL NULL 20.12.2020 09:00 20.12.2020 09:00 A passenger passes a 'Merry Christmas' sign in the check-in area in at London Heathrow Airport Ltd. in London, U.K., on Saturday, Dec. 19, 2020. The pandemic has put a third of all tourism jobs at risk, and airlines around the world have said they need as much as $200 billion in bailouts. Photographer: Chris Ratcliffe/Bloomberg via Getty Images Holanda duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm ka ndaluar të gjitha fluturimet e pasagjerëve nga Mbretëria e Bashkuar, sipas një njoftimi për shtyp nga qeveria. Nga Qeveria e Holandës thuhet se kjo gjë po bëhet në mënyrë që të minimizojë “sa më shumë të jetë e mundur” rrezikun e përhapjes së një lloji të ri koronavirusi të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova Ndalimi i fluturimeve do të mbetet në fuqi deri në vitin e ri, sipas njoftimit. Qeveria holandeze tha se i njëjti variant i virusit ishte zbuluar në Holandë në një mostër nga një rast nga fillimi i dhjetorit dhe se po kryen hetime të mëtejshme për të përcaktuar nëse ka ndonjë rast tjetër të lidhur.