Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Holanda hyn në izolim deri në mes të janarit

NULL NULL
15.12.2020 17:06

Holanda nga sot ka filluar zbatimin e kufizimeve të reja ndaj koronavirusit – në një izolim që do të mbes në fuqi deri më 19 janar 2021.

Shkollat, dyqanet jo-thelbësore, muzetë dhe palestrat janë mbyllura të gjitha, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova

Shkollat fillore dhe të mesme do të kalojnë në mësimin në distancë dhe njerëzve u rekomandohet që të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.

Sipas zyrtarëve bllokimi u bë më herët për të shmangur blerjet nëpër dyqane.

Por radhët u krijuan të hënën pasdite në dyqane, muze dhe madje edhe kafene që shesin kanabis ndërsa njerëzit u përpoqën të shmangin bllokimin.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, bëri njoftimin të hënën në një fjalim televiziv teksa në rrugë kishte protestues.

“Holanda për pesë javë po shkon në bllokim” tha ai.

“Realiteti është se ky nuk është një grip i pafajshëm siç mendojnë disa njerëz – si demonstruesit jashtë. Por një virus që mund t’i godasë të gjithë fort.”

Sipas autoriteteve holandeze numri i personave të infektuar me COVID-19 është duke u rritur.

Të dielën rezultuan pozitivë me koronavirus 9 mijë e 937 persona.

 

lajme të ngjashme