HISTORIKE: Donjeta Sadiku kualifikohet në Lojërat Olimpike – e para që siguron normën për boksin e Kosovës NULL NULL 09.03.2024 14:18 09.03.2024 14:18 Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka siguruar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës. Sadiku e siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi e mposhti italianen, Alessia Mesiano, transmeton Klankosova.tv. Në gjysmëfinale, Sadiku triumfoi ndaj Mesianos në kategorinë -60 kilogram në kuadër të turnout botëror kualifikues për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.