Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Historike: Crystal Palace prek finalen e Conference League

NULL NULL
07.05.2026 22:56

Histori për Crystal Palace.

Klubi londinez ka siguruar për herë të parë në histori një finale evropiane, pasi u kualifikua në finalen e UEFA Europa Conference League Final.

Skuadra angleze eliminoi ukrainasit e Shakhtar Donetsk me rezultat të përgjithshëm 5:2, duke vulosur kualifikimin në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në “Selhurst Park” në Londër.

Në fitoren e arritur para tifozëve vendas, golat për Crystal Palace i realizuan Henrique (autogol) dhe Ismaïla Sarr, ndërsa për mysafirët realizoi Eguinaldo.

Pas këtij suksesi historik, Crystal Palace në finale do të përballet me rivalin spanjoll Rayo Vallecano, në një duel që premton spektakël për trofeun e Conference League.

lajme të ngjashme