Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Historia e tortës së shtrenjtë që e ka formën e Kim Kardashian

NULL NULL
28.03.2018 15:00

Nëse ju kujtohet kjo tortë e mrekullueshme dasmash që kushtonte hiç më pak se 1 milion dollarë, me siguri se do t’iu pëlqejë kryevepra e radhës e Debbie Wingham (një dizajnuese tortash nga Anglia).

Debbie mori porosi nga një klient, e dashura e të cilit ngjan me të famshmen, Kim Kardashian, e që ai donte ta befasonte për ditëlindje.

Me shumë gjasë, ai ia doli vërtetë ta BEFASOJË.

Më poshtë shihni këtë vepër të artit të ëmbëlsirave që mund të jetë me shumë gjasë torta më e shtrenjtë në botë, transmeton Klan Kosova.

Dizajnuesja e kësaj torte kërkoi një fotografi të vajzës së ditëlindjes, fytyra dhe trupi i së cilës dukeshin pothuajse tamam si të Kim Kardashian.

Kjo është arsyeja pse torta i ngjan të dyjave.

Torta është e gjatë sa vajza e cila e kishte ditëlindjen dhe ka të gjitha tiparet e saj dhe të Kim Kardashian.

“Vajza e tortes” ka të veshur një kostum të zi që ngjan me atë që Kim Kardashian kishte veshur në NBCUniversal në vitin 2017.

Fytyra u krijua me ndihmën e printimit 3D dhe e vetmja gjë që ndryshon nga imazhi i Kardashian është forma e mjekrës.

Por as detajet më të vogla si manikyri, grimi, madje edhe qerpikët e bërë nga sheqeri nuk mungojnë në torten, e cila e gjitha ishte e ngrënshme përveç stolive nga diamanti.

Ishin pikërisht diamantët që e bën këtë tortë të kushtonte aq shumë, 1,2 milionë dollarë, duke e thyer kështu edhe rekordin e mëparshëm të Debbie.

Debbiet iu deshën 10 ditë për ta krijuar këtë mrekulli të ëmbël.

 

 

 

 

lajme të ngjashme