Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Historia e Prishtinës si strip (VIDEO)

NULL NULL
07.04.2023 15:24

Autori i stripit, Pri STRIP Ina, Muhamer Hasani, përmes ilustrimeve dhe dialogut kreativ të sjellë me slangun e ditëve të sotme, na e ofron historinë e kryeqytetit të Kosovës.

Ai është mbështetur në referenca të llojllojta, në libra historie e udhërrëfime të ndryshme mbi Prishtinën nga shekulli XIV e deri te ai XX.

Hasani këto fakte historike e rrëfime të vizitorëve i sjell në formë stripi, ku përmes ilustrimeve shpeshherë komike jep informata të rëndësishme dhe tejet interesante mbi jetën në Prishtinë ndër shekuj.

Se si kafeshitësit e rrobaqepësit gëzonin nam të madh, dhe se si qershitë e zotëronin si frut në Prishtinën që dikur na ishte fshat, i mësojmë në mënyrë të veçantë dhe me një humor të lehtë.

Por çfarë ka qenësore Prishtina, çfarë i ka rezistuar kohës dhe që vijon të jetë identifikuese për të, cilat ishin ngjarjet që shënjuan ndryshimet më të mëdha në historinë e saj?

lajme të ngjashme