Victoria e Australisë lehtëson masat e COVID-19, ndërsa rastet në Sidnei rriten NULL NULL 27.07.2021 09:07 27.07.2021 09:07 Shteti Victoria i Australisë nga dita e sotme do t’i largojë disa nga masat të marra për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19, ndërsa Uellsi Jugor po përballet me kufizime të reja pas rritjes së rasteve me virus. Rreth 26 milionë banorë në Australi kanë qenë të bllokuar javëve të fundi pasi varianti i ri infektues DELTA ka filluar të përhapet në Sidneit. Gjatë 24 orëve të fundit në Uellsi Jugor janë shënuar 172 raste të reja me COVID-19. Deri më tani vetëm 13% e popullsisë së shtetit janë vaksinuar plotësisht në tërë vendin, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Shteti Victoria tha se shumica e kufizimeve të vendosura më 15 korrik do të hiqen pasi regjistruan vetëm 10 infeksione të njerëzve tashmë në karantinë, ndërsa edhe Australia e Jugut do të heqë karantinimin pasi që brenda 24 orëve nuk ka shënuar asnjë rast të ri me COVID-19. Australia u ka kërkuar njerëzve që të marrin vaksinën AstraZeneca pasi që janë duke bërë përpjekje që të sigurojnë furnizimi të mjaftueshme edhe të vaksinës Pfizer, transmeton Klankosova.tv.