Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Himni i Kosovës intonohet në Serbi

NULL NULL
02.12.2015 13:16
Për të parën herë ëni i Republikës së Kosovës do të intonohet në Serbi, në "Ballkaniadën" e taekwondosë.

Serbia është organizator i “Ballkaniadës” në taekwondo e cila do të mbahet në Zrenjanin.

Por, mediat në Serbi këtë organizim po e quajnë skandaloz pasi që nën presionin e Evropës, në këtë garë do të merr pjesë edhe Kosova.

Edhe më parë klube nga Kosova dhe Serbia janë ndeshur me njëra-tjetrën, por në terrene neutrale, kurse kjo është hera e parë që këto përballje të zhvillohen në Serbi, shkruan portali serb “Sport”.

Edhe taekwondistja më e mirë serbe, Milica Mandiq, këtë situatë e ka cilësuar si të pakëndshme.

Kampionati i taekwondos në Zrenjanin do të mbahet më 5 dhe 6 dhjetor ku edhe do të intonohet himni i Kosovës, për herë të parë zyrtarisht në Serbi.

lajme të ngjashme