Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hijeshia e fustaneve të ‘’Perri’’, ateliesë më të re në Prishtinë

NULL NULL
02.04.2019 16:00

Ju të cilat jeni adhurues të fustaneve përplot ngjyra dhe kostumeve të ndryshme, është më se e nevojshme të gjeni një përshtatje të mirë që të dilni me një paraqitje të bukur.

Megjithatë kur vije puna tek ngjyrat më të ndjeshme, duhet të keni kujdes se si t’i kombinoni dhe ku të përzgjidhni, njofton Klan Kosova.

”Perri”, atelie më e re e hapur në Prishtinë, tani ju mundëson të gjeni atë që ju kërkoni për eventet tuaja nga e cila do të mahniteni për llojshmërinë e modeleve të fustaneve të ndryshme.

Rreth këtij biznesi të ri, ka folur për klankosova.tv, dizajnuesja e modës Majlinda Mazreku, ajo e cila qëndron prapa këtij projekti.

”Planet për të jetësuar këtë ëndërr nisën goxha kohë më parë”, është shprehur ajo duke theksuar që ishin familja e saj dhe miqtë ata të cilët e ndihmuan për të realizuar këtë synim.

Dizajnuesja Majlinda Mazreku ka treguar edhe arsyen pse zgjodhi që atelia ta mbajë emrin ”Perri”.

”Po zgjodhëm ta quajmë ashtu sepse simbolizon figurën e besimeve popullore e përfytyruar si vajzë apo grua e bukur (Pehri)”, thotë ajo, njofton Klan Kosova.

Majlinda Mazreku, 25 vjeçare, ka thënë se për këtë projekt pati frymë minimale të interierit ndaj dhe investimi është fokusuar më shumë në modele të ndryshme materialesh.

”Ato që duan fustanet e bukura, ngjyrat e hapura, kreativitet, mund t’i gjejnë tek ”Perri” pasi mënyra se çfarë dizajnojmë është ndryshe nga të tjerët, ndaj dhe për të gjitha modelet që kërkohen do tentojmë të qëndrojmë sa më besnikë ndaj adhuruesve të ”Perri”, thotë ajo.

Në prononcimin e saj për klankosova.tv, dizajnuesja Majlinda Mazreku ka folur edhe për rrugëtimin e saj deri tek ceremonia e hapjes së ateliesë.

”Ndoshta rruga për të arritur deri tek hapja finale ka qenë më sfiduese se vet ceremonia për hapjen e atelies”, thotë 25 vjeçarja.

Ajo nuk harron se nga kjo pati benefite pasi ka bashkuar njerëz nga lëmi të ndryshme dhe eksperiencat që kanë ndarë me njëri- tjetrin kanë bërë që projektin i saj të jetë i jashtëzakonshëm, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme