Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës, këto janë çiftet NULL NULL 04.03.2025 13:20 04.03.2025 13:20 Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Shorti u tërhoq në praninë e Komisionit të Garave dhe të përfaqësuesve të klubeve. Në këtë fazë të garave janë kualifikuar Drita, Prishtina, Drenica dhe Llapi. Sipas shortit, në gjysmëfinale do të ballafaqohen: Llapi-Drenica dhe Drita-Prishtina. Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje më 9 dhe 23 prill./KP