Hetuesit e IPK-së arrestojnë të dyshuarin për dhënie ryshfeti ndaj një polici NULL NULL 24.02.2024 16:08 24.02.2024 16:08 Foto ilustruese. Arrestim Inspektorati Policor i Kosovës përkatësisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve si vazhdimësi e veprimeve hetimore kanë arrestuar sot edhe qytetarin e përfshirë në rastin “Marrje ryshfeti” nga një zyrtar policor, me dyshimin se qytetari ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”. Veprimet hetimore janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë kurse të dyshuarit i caktuar masa e ndalimit për 48 orë, njofton policia, përcjell Klankosova.tv. Me udhëzim të Prokurorisë së Gjakovës, IPK-ja kishte iniciuar procedurë penale ndaj qytetarit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” duke i ofruar zyrtarit policor 1 mijë euro . Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast. Gjakovë: Arrestohet një polic, dyshohet se pranoi 1 mijë euro për të plotësuar dy vendime për kundërvajtje