Hetohet vdekja e një personi në Gjilan NULL NULL 31.07.2025 08:40 31.07.2025 08:40 Raportohet se një person ështe gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan. Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe ekipi i emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës , transmeton Klankosova.tv. “Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin 24-orësh policor.