Heroina lloji i drogës në rritje, u arrestuan 159 persona NULL NULL nga Albert Bajrami 15.04.2024 11:08 nga Albert Bajrami 15.04.2024 11:08 Heroina 159 persona janë arrestuar gjatë katër mujorit të parë të 2024-tës për narkotikë. Nga ta 10 persona janë të mitur nga mosha 14 deri në 18 vjeç. Derisa vitin e kaluar janë arrestuar 859 persona, prej tyre 74 ishin të mitur. Kështu thonë të dhënat e Policisë së Kosovës. Në një përgjigje për Klankosova.tv ky institucion kanë bërë të ditur se kanë arritur të konfiskojnë sasi të konsiderueshme të Heroinës, me 9 mijë e 494.06 gramë apo (9 kilogramë e 494.06 gramë), derisa gjatë 2023-tës kishte 2 mijë e 872.05 gramë apo (2 kilogramë e 872.05 gramë). Lloji i narkotikëve që është kapur më së shumti është Marihuana. Organet e rendit ka konfiskuar 601 mijë e 113.45 gramë marihuanë më 2023-ten apo (601 kilogramë e 113.45 gramë), ndërkaq 50 mijë 876.86 gramë apo (50 kilogramë e 876.86 gramë) gjatë këtij katër mujori. Sa i përket hashashit, organet e rendit kanë kapur 145.93 gramë në vitin 2023 dhe 26.19 gramë këtë vit. Kokainë, vitin e kaluar janë konfiskuar 5 mijë e 466.86 gramë apo (5 kilogramë e 466.86 gramë) në vitin 2023 dhe 907.5 gramë në vitin 2024. Lidhur me njërën prej drogave më të rënda metadon, Policia ka konfiskuar vjet 19 mililtra . Ndërkaq, sasia e llojeve të tjera të drogave të konfiskuara janë 1 mijë e 331.35 gramë është sasia e drogave tjera të konfiskuara për 2023 dhe 612.11 gramë për 2024. Javën e kaluar, një shtetas kosovar dhe kroat janë arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare me Serbinë në Merdar. Tek i dyshuari Policia ka gjetur 20 paketime me peshë mbi 10 kilogramë që dyshohet se janë të llojit heroinë, me vlerë rreth 250 mijë euro/ Klankosova.tv