Herën e kaluar e talli, kësaj radhe Trump e vlerëson kostumin e zi të Zelenskyt NULL NULL 18.08.2025 19:49 18.08.2025 19:49 Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment interesant ndodhi në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u vu re nga një gazetar dhe nga presidenti Donald Trump. “Dukesh fantastike me atë kostum”, tha gazetari Brian Glenn i Real America’s Voice, me Trump, i cili tha se i kishte thënë të njëjtën gjë. “I thashë të njëjtën gjë”, tha me zë të lartë Trump, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv Veshja e Zelenskyt u diskutua midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas përpara bisedimeve të së hënës midis udhëheqësit ukrainas dhe Trump, Trump ishte i pakënaqur kur Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë në shkurt i veshur me uniformën e tij ushtarake, duke e tallur se si ishte veshur. /Klankosova.tv