Herë diell, herë shi, java e ardhshme me mot të ndryshueshëm NULL NULL 01.02.2026 17:09 01.02.2026 17:09 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm. Ditët në vazhdim do të jetë moti i vranët, me intervale me diell dhe me reshje shiu. “Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, ka njoftuar IHMK-ja. Njoftimi i plotë: E hënë Moti i vranët dhe vende- vende me riga te dobeta shiu dhe fjolla bore. Në mëngjes parashihet të ketë ngrica dhe mjegull. Temperaturat minimale: -5 deri -2°C Temperaturat maksimale: -1 deri 2°C Era: Kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s. E martë Mot i vranët dhe me intervale me diell.Në mëngjes parashihet të ketë ngrica. Temperaturat minimale: -4 deri -2°C Temperaturat maksimale: 4- 7°C Era: nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s E mërkurë Moti kryessiht i vranët .Në mëngjes parashihet mjegull, kryesisht në zonat mesatare dhe per gjatë relievit malor Temperaturat minimale: -1 deri 2°C Temperaturat maksimale: 7-11°C Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s. E enjte Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 4 deri 6°C Temperaturat maksimale: 7deri 12°C Era: nga verilindja 1-6m/s. E premte Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 2 deri 5°C Tmperaturat maksimale: 8 deri 11°C Era: nga drejtimi i veriperendimit 1-3m/s.