Hera e dytë e Trepçës në grupet e FIBA Europe Cup, nesër zhvillon ndeshjen e parë NULL NULL 08.10.2024 12:01 08.10.2024 12:01 Trepça të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen e parë në këtë edicion të FIBA Europe Cup. Më saktësisht, kampionët e Kosovës do të luajnë kundër klubit francez JDA Bourgogne Dijon nesër nga ora 20:00. Të Gjelbrit bëjnë pjesë në grupin H bashkë me të lartpërmendurit, si dhe me MHP Riesen Ludëigsburgun dhe Caledonia Gladiators. Kjo është herë e dytë që gjiganti kosovar merr pjesë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup. Përndryshe, sa u përket pjesëmarrjeve në garat evropoiane, Trepça është klubi i parë kosovar që ka arritur të fitojë një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kampionëve. Sukses më të madh në FIBA Europe Cup ka pasur deri tash Prishtina e cila kishte arritur ta kalonte fazën e grupeve dhe të shkonte deri në Top 16.