Dyshimet për helmim në “SachPizza”, QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore NULL NULL 13.07.2026 11:55 13.07.2026 11:55 Klinika Infektive ka njoftuar opinionin publik se, duke filluar nga dita e premte, në klinikë kanë filluar të paraqiten pacientë me simptoma të dyshuara të helmimit nga ushqimi. Pacientët kanë kërkuar ndihmë mjekësore me ankesa si ethe, temperaturë, dhimbje barku, të vjella dhe diare. Sipas anamnezës së marrë, simptomat janë shfaqur disa orë pas konsumimit të ushqimit, transmeton Klankosova.tv. “Nga data 10.07.2026 deri më 13.07.2026, në Klinikën Infektive ndihmë mjekësore kanë kërkuar rreth 70 pacientë. Prej tyre, 22 pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim. Të gjitha rastet e hospitalizuara janë raportuar në Inspektoratin Shëndetësor, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), si dhe janë evidentuar në Sistemin e Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Ngjitëse (SMSN), në përputhje me procedurat në fuqi. “Pacientët e hospitalizuar janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe po marrin trajtimin e nevojshëm, në përputhje me gjendjen e tyre klinike. Aktualisht, gjendja klinike e pacientëve vazhdon të kërkojë trajtim dhe monitorim të vazhdueshëm”. Dyshohet për helmim të rreth 30 personave pas konsumimit të picave në disa pika të “SachPizza” ‘Sosi helmues’ në Sach, qytetarët e prekur rrëfejnë për gjendjen e tyre Rasti i helmimit në Prishtinë, Prokuroria: Jemi duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore