Helikopterët e marinës amerikane shkatërrojnë varkat e rebelëve Huthi në Detin e Kuq NULL NULL 31.12.2023 14:30 31.12.2023 14:30 Marina amerikane ka shkatërruar varkat e lëvizjes rebele Huthi që tentonin të hipnin në një anije në Detin e Kuq. Katër anije nga zonat e kontrolluara nga Huthi në Jemen qëlluan mbi anijen “Maersk Hangzhou” dhe arritën në disa metra larg anijes, tha ushtria amerikane. Helikopterët nga luftanijet amerikane aty pranë iu përgjigjën një thirrjeje alarmi dhe pas të shtënave, fundosën tre prej tyre “në vetëmbrojtje”. Ekuipazhet u vranë dhe varka e katërt u largua nga zona, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Forcat Huthi kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq që nga nëntori, duke nisur më shumë se 100 sulme me dronë dhe raketa ndaj anijeve që kalojnë nëpër korsinë jetike të transportit. Grupi rebel jemenas i mbështetur nga Irani pretendoi më parë se sulmet e tij drejtohen ndaj anijeve të lidhura me Izraelin, në përgjigje të luftës në Gaza.