Hekuran Murati: Punëdhënësi s’është i obliguar t’i paguajë grevistët NULL NULL 29.08.2022 14:10 29.08.2022 14:10 Ministrja e Financave ka mbajtur një konferencë për media sot, ku ka folur për çështjen e grevës të nisur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Ministri i kësaj ministrie Hekuran Murati e ka ritheksuar sërish se grevistët rrezikojnë të mbeten pa paga, njofton Klan Kosova. “Atë që e parasheh ligji dhe praktikat ndërkombëtare: Përderisa e drejta e grevës është e garantuar me Kushtetutë, praktikat nuk e obligojnë punëdhënësin që të paguajnë punonjësit që janë në grevë”. “Kur punëtorët hyjnë në grevë, grevistët paguhen nga sindikatat”, ka shtuar Murati. klankosova.tv