Heidi Klum fejohet për Krishtlindje (FOTO) NULL NULL 25.12.2018 11:00 25.12.2018 11:00 Heidi Klum siç duket nuk do t’i harrojë Krishtlindjet e këtij viti. Modelja u fejua pikërisht në këtë ditë feste, e këtë gjë e bëri të ditur në një postim në Twitter, njofton Klan Kosova Në foto Klum duket shumë e lumtur bashkë me të fejuarin Tom Kaulitz, me mbishkrimin e fotografisë “Unë thashë Po”. Modelja 45 vjeçare ka plotë 16 vite diferencë në moshë me të fejuarin e saj i cili ka 29 vjet, por kjo nuk i ka penguar pas nëntë muajsh lidhje të hapur të fejohen. Kjo do të jetë martesa e dytë për Klumin, e cila u shkurorëzua në vitin 2012 pas gjashtë vjet martese.