Haziri: LDK dhe Abdixhiku janë në bisedime për t’i dhënë vendit President NULL NULL 15.04.2026 16:40 15.04.2026 16:40 Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook ka thënë se LDK dhe kryetari Lumir Abdixhiku janë në bisedime për t’i dhënë vendit President. Ai tha se LDK-ja është parti e shpresës dhe e besës dhe siç u shpreh, angazhohet në vazhdimësi për insititucione funksionale e përfaqësuese. “LDK dhe Kryetari Abdixhiku janë në bisedime për t’i dhënë vendit President. Shkrimet në media për ndërrime të pozicioneve janë të absolutisht të pavërteta”. “LDK është parti e shpresës dhe e besës dhe angazhohet në vazhdimësi për insititucione funksionale e përfaqësuese. Është dëshmuar tashmë se një parti dhe një udhëheqës janë të pamjaftushëm për arritjen e qëllimeve politike të Republikës”, ka shkruar ai./Klankosova.tv