Haziri hedh poshtë zërat se mund të bëhet kryetar i LDK-së (VIDEO) NULL NULL 30.07.2026 19:23 30.07.2026 19:23 Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë thashethemet se mund të përfundojë ai si kryetar i kësaj partie. Në kuvendin e jashtëzakonshëm të kësaj partie ai tha se sot nuk po mbahet një proces zgjedhor. “Nuk është proces zgjedhor ky. Nuk ka të bëjë me mu në asnjë mënyrë, e kam ba të qartë”, tha ai. Haziri këto deklarata i dha gjatë kohës kur po përgatitej procesi i votimit që do të japë verdiktin nëse Lumir Abdixhiku mbetet apo jo në krye të LDK-së.