Haziri: Faleminderit 8 mijë rugovistëve të Gjilanit për manifestimin më të madh politik ndonjëherë NULL NULL 06.02.2025 20:33 06.02.2025 20:33 Lutfi Haziri, kandidati për deputet i LDK-së, ka falënderuar gjilanasit që morën pjesë në tubimin e sotëm të Lumir Abdixhikut, kandidatit për kryeministër. Në një postim në Facebook, Haziri u shpreh se numri i pjesëmarrësve në tubim ishte rreth 8 mijë persona. “Faleminderit deri në përulje 8.000 rugovistëve të Gjilanit për manifestimin më të madh politik ndonjëherë. Kështu, në mënyrë madhështore, solemne e me plot dashni, siç dinë gjilanasit e mi, e mirëpritëm kryeministrin tonë në ardhje e mikun tim, Dr. Lumir Abdixhiku”. “Ky është emocioni dhe vlerësimi më i madh që kam marrë ndonjëherë në fushatë elektorale dhe ky besim, mua dhe kolegët e mi, nuk na bënë më kryelartë, por, përkundrazi, më kokëulur, me angazhim e përgjegjësi edhe më të madhe në punë”, ka thënë Haziri. Ndër tjera, ai shtoi se tubimi i sotëm kishte vlerësim për LDK-në, sipas tij, ky ishte vizioni i presidentit historik Ibrahim Rugova. /Klankosova.tv