Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhiu thotë se është e hapur të ndihmojë për çështjen e presidentit

NULL NULL
07.04.2026 14:52

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, e cila po e ushtron detyrën e presidentit, ka deklaruar se është e hapur që të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së presidentit.

Haxhiu tha se takimet po vazhdojnë, por pa dhënë detaje të tjera.

“Tashmë takimet po vazhdojnë, ka pasur edhe dje takim për këtë qëllim dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Unë jam shumë e hapur që të ndihmoj, nëse mundem, në këtë drejtim”, tha Haxhiu, gjatë takimit me Avokatin e Popullit të Shqipërisë në zyrën e saj në Kuvend.

Ndryshe, kreu i VV-së, Albin Kurti, dje e takoi liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pikërisht për këtë çështje, por s’ka pasur asnjë marrëveshje.

 

lajme të ngjashme