Haxhiu e pret homologun nga Malta, reformat në drejtësi i diskuton me të NULL NULL 19.09.2024 15:51 19.09.2024 15:51 Haxhiu e pret homologun nga Malta, reformat në drejtësi i diskuton me të Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot e ka pritur në takim homologun nga Malta, Jonathan Attard. Në një postim në Facebook, Haxhiu tregoi se për çfarë kanë biseduar dhe, tha se ai ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Maltës në Kosovë, Juliana Scerri Ferrante. “Diskutuam për shumë çështje e sidomos për reformat e ndërmarra për forcimin e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e institucioneve të drejtësisë si dhe sfidat në adresimin e përgjegjësive që kemi”, ka shkruar Haxhiu. /Klankosova.tv