Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhi sivjet për kosovarët kushton 650 euro më shumë se vitin e kaluar (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 21.03.2023 20:08

Rruga drejt vendit të shenjtë për myslimanët kosovarë sivjet do kushtojë më shumë.

Për këdo që do ta kryejnë haxhin këtë vit, Bashkësia Islame e Kosovës vendosi çmimin që është 650 euro më shumë se vitin e kaluar, por shumën prej 6350 euro e arsyeton me kushtet që ofron.

Pavarësisht çmimit që bazohet në shtrenjtimet globale, për ta kryer njërën nga 5 kushtet e islamit, besimtarët sivjet treguan interesim rekord.

Ani se e mirëkuptojnë vlerën e caktuar, qytetarëve ajo iu duket e lartë karshi standardit jetësor.

Udhëtimi drejt Mekës, që pritet të bëhet ka mesi i qershorit, për dikë është i pa arritshëm.

Ndryshe nga vitet paraprake, sivjet kufizime s`do ketë për numrin e haxhilerëve, teksa BIK-u janë në pritje që Ministria e haxhit ta lejoj shtimin e numrit për 500 vetë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.