Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhi Krasniqi e “dëgjon” Emanuell Sylën, vjen në Kosovë tri ditë pasi u bë kampion bote

NULL NULL
13.10.2020 19:55

Kampioni botëror në versonin WBA/IBO Haxhi Krasniqi, e ka dëgjuar komentatorin e sportit në Klan Kosova Emanuell Syla.
Krasniqi po vjen në Kosovë si kampion botëror.

Komentatori Emanuell Syla, i cili e ka bërë edhe komentimin e ndeshjes në mes të Haxhi Krasniqit dhe Dominic Bosel më datën 10 tetor e cila u transmetua në Klan Kosova edhe Art Motion, pati thënë:

“Sonte Robin Krasniqi duhet ta fitojë luftën dhe të zgjohet nesër si kampion bote”.

Komentimi i përballjes Krasniqi-Bosel nga Emanuell Syla:

https://www.facebook.com/watch/?v=2689975854577644

Dhe ajo ndodhi. Krasniqi e dëgjoi Sylën.

Nga ringu ai doli si kampion bote.

Të dy kishin komunikuar pas meçit.

Krasniqi ishte emocionuar thellë nga komentimi bëri komentatori i sportit në Klan Kosova.

Robini kishte thënë se kishte qarë me lot.

Sot boksieri kosovar njoftoi se është nisur të vij në Kosovë me dy brezat e fituar.

 

lajme të ngjashme