Hashim Thaçi, personalitet i ditës në mediat boshnjake NULL NULL 31.05.2016 11:59 31.05.2016 11:59 Gazeta boshnjake “Dnevni Avaz” ka vendosur që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të jetë personalitet i ditës i kësaj të përditshmeje. Në shkrimin e titulluar “Sjellja shtetërore” thuhet se Thaçi, pos si pjesëmarrës i Samitit të “Bërdo-Brionit”, që u mbajt fundjavën e kaluar në Sarajevë, ka dërguar mesazhe të rëndësishme në lidhje me nevojën e dialogut, pajtimit dhe bashkëpunimit, transmeton Klan Kosova. Poashtu në artikull theksohet se ai ka demonstruar edhe sjellje shtetërore, pasi ka vizituar monumentin e fëmijëve të vrarë të Sarajevës. “Duke shprehur nderimin e tij të thellë për fëmijët e vrarë të kryeqytetit të Bosnjës gjatë rrethimit me të gjatë të një qyteti në historinë moderne, Thaçi theksoi se “i gjithë rajoni duhet ta mbajë mend se ku ishim 15 vjet më parë.” Në të njëjtën kohë, Presidenti i Kosovës ka theksuar se duhet të largohen nga e kaluara në mënyrë që të mos e helmojmë ardhmërinë tonë”, shkruan Dnevni Azaz i Sarajevës, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 23 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day