Hasani i uron mirëseardhje Blinkenit: Mirënjohës ndaj tij për mbështetjen e paçmuar NULL NULL 15.02.2024 11:51 15.02.2024 11:51 Igli Hasani, minister i Jashtem ne Shqiperi Ministri i Jashtëm shqiptar, Igli Hasani, ka pritur në aeroportin e Rinasit, Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në vizitën e tij të parë në Shqipëri. Ai i ka uruar mirëseardhje përmes një postimi në X (ish-Twitter) duke e falënderuar për mbështetje dhe bashkëpunimin e tij ndaj shtetit shqiptar. “Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me ShBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar”, ka shkruar Hasani në X (ish-Twitter), transmeton Klankosova.tv. Mirë se erdhe Antony! Delighted to welcome 🇺🇸 Secretary of State Antony Blinken @SecBlinken on his first official visit to Albania. Albania's strategic partnership and cooperation with the US, our longstanding ally, will only grow stronger, built on a solid foundation… pic.twitter.com/4ib2y7scSy — Igli Hasani (@IgliHasani) February 15, 2024