Harry Kane flet hapur për Tuchel: Ai ishte arsyeja pse iu bashkova Bayernit NULL NULL 16.11.2025 12:37 16.11.2025 12:37 Harry Kane ndau përshtypjet e tij nga puna me Thomas Tuchel, me të cilin kishte bashkëpunuar më parë te Bayern Munich. Sulmuesi i Anglisë dhe Bayern Munich, Harry Kane, deklaroi në konferencën për shtyp të Anglisë para ndeshjes me Shqipërinë se Thomas Tuchel ishte arsyeja kryesore pse ai përfundoi te Bayern. “Ai ishte arsyeja kryesore pse unë përfundimisht iu bashkova Bayernit. Mbi të gjitha, më pëlqen energjia e tij, më pëlqen ajo që ai donte të bënte dhe si donte të luante. Që nga takimet tona të para patëm një marrëdhënie të shkëlqyer dhe kjo të vendos menjëherë në rrugën e duhur”, tha Kane, transmeton Klankosova.tv Sulmuesi theksoi rëndësinë e besimit të trajnerit: “Kur mori punën, më pa si një nga udhëheqësit e ekipit, dikë që mund ta ndihmonte në shumë fusha – me lojtarët, me stafin, duke u zhytur në kulturën e klubit, duke kuptuar se çfarë ka funksionuar mirë për ne dhe si ta vazhdojmë atë.” Nën drejtimin e Thomas Tuchel, Harry Kane luajti tetë ndeshje për Anglinë dhe shënoi shtatë gola në ato ndeshje. /Klankosova.tv