Harrison Ford ia harron emrin Ryan Gosling NULL NULL 02.10.2017 23:25 02.10.2017 23:25 Ndonëse luajtën bashkë në filmin “Blade Runner 2049” që u prit mjaft mirë nga fansat dhe kritikët, Harrison Ford duket se e ka harruar emrin e Ryan Gosling. I ftuar në emisionin e BBC-së, The Graham Norton Show, të enjten e kaluar, ai ishte duke shpjeguar se si ishte përfshirë në film. “Mendoja që ishte e mrekullueshme”, tha Ford. “Mendoja që ishte i mrekullueshëm, teksa e lexoja, lexoja për një personazh që Ryan. Ryan?” “Është Ryan”, ia konfirmon emrin e tij, Ryan Gosling, i ulur krejt afër tij. “Është një pjesë e mrekullueshme, pse nuk po shikojmë ta marrim…” “Ryan-in”, ia priti sërish Ryan Gosling me shaka. Shikojeni këtë moment qesharak në videon më poshtë: