Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Hardh Fest” fillon nesër

NULL NULL
04.09.2015 09:41

Sot në Komunën e Rahovecit fillon festa e vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”, i cili është një nga manifestimet më të rëndësishëm në këtë qytet.

Përmes këtij manifestimi tradicional, synohet që të promovohen vlerat e rajoneve vreshtare të Kosovës dhe produktet e tyre.

“Objektivi i organizimit të “Hardh Festit”, është ruajtja e traditave dhe zakoneve të lidhura me vreshtarinë, verën dhe etnologjinë, promovimi dhe fuqizimi i bashkëpunimit dhe lidhjeve në gjithë zinxhirin e prodhues, si dhe mundësia për të grumbulluar të ardhura shtesë për banorët e zonave të vreshtave të luginës së Rahovecit”, kanë deklaruar organizatorët.

Për këtë ngjarje, në ora 11:00, në në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministri Memli Krasniqi, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe drejtuesit e Këshillit Organizativ të Festivalit të Vjeljes së Rrushit, ‘HardhFest’, do të mbajnë konferencë për media.

Në këtë Konferencë do të bëhet shpalosja e programit dhe agjendës së këtij festivali në formë më të detajuar, si dhe informacione të tjera rreth festivalit i cili do të mbahet me 5 dhe 6 shtator në Rahovec.

 

 

 

 

lajme të ngjashme