Harden nënshkruan kontratën më të shtrenjtë në histori të NBA-së NULL NULL 09.07.2017 17:51 09.07.2017 17:51 Houston Rockets e ka blinduar lojtarin më të mirë të tyre, James Harden, pasi i kanë bërë një zgjatje kontrate që vlen 228 milionë dollarë (rreth 200 milionë euro) – më e madhja në historinë e NBA-së, njofton Klan Kosova. Ai veçmë ishte i paguar 59 milionë dollarë në kontratën paraprake, ndërsa zgjatimi i kontratës edhe për katër vjetët e ardhshme ka kushtuar 169 milionë dollarë, që do ta mbajë në Houston deri në sezonin 2022-23, njofton Houston Chronicle. Kjo kontratë ka kaluar kontratën e Stephan Curry me Goldon State Warriors e cila u nënshkrua një javë më parë për 201 milionë dollarë. klankosova.tv