Haradinaj pas kryeparlamentarit: Sfida e radhës, zgjedhja e nënkryetarëve NULL NULL 26.08.2025 11:47 26.08.2025 11:47 Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se e votoi Dimal Bashën për kryeparlamentar meqë vetë Vetëvendosje e konsideroi si emër serioz për pozitën që tashmë u ngarkua. Megjithatë Haradinaj ngriti shqetësim edhe për një sfidë tjetër, atë të nënkryetarëve, transmeton klankosova.tv. ”I pyeta, a e keni seriozisht më thanë po, e votova dhe ju uroj suksese”. ”Ky është realiteti i Kosovës dhe deri në pafundësi s’mund ta lëmë kështu. Ta shohim tash sfidën e radhës me nënkryetarë. Edhe aty e shoh një problem që s’do të kalojë lehtë”. ”Njëherë do jenë nënkryetarët e partive shqiptare, pastaj nënkryetari i komunitetit serb, i cili nuk e di se si do të jetë situata e numrit të votave”. ”Ne i kemi dhënë një shans, dhe duhet me i dhënë mundësi që ai me dëshmu seriozitetin e tij”.