Haradinaj nga Shtimja: Kosova ka nevojë për lidership që vepron dhe e mban fjalën NULL NULL 29.01.2025 18:36 29.01.2025 18:36 Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal kanë mbajtur tubim elektoral në qytetin e Shtimes. Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, tha se qyteti i Shtimes ka vendosur për fitore. “Me programin tonë, Shtimja do të jetë pjesë e rëndësishme e zhvillimit të vendit, duke u përfshirë në shumë projekte kapitale që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të saj”, shkroi Haradinaj, transmeton Klankosova.tv. Më tej, ai tha se Kosova ka nevojë për lidership të provuar, që vepron dhe e mban fjalën.