Haradinaj, Kryeministri i parë që pret në takim Ansamblin ”Rugova” NULL NULL 19.10.2017 16:10 19.10.2017 16:10 Ramush Haradinaj, është Kryeministri i parë i vendit që ka pritur në takim Ansamblin Folklorik Autokton ”Rugova”. Në këtë takim udhëheqësit e këtij grupi folklorik, potencuan se në mungesë të statusit ligjor të Ansamblit, rrezikohet ruajtja e kësaj trashëgimie, këngët, vallet, lojërat, por edhe veshjet tradicionale, që janë tipike për trevën e Rugovës, dhe me këtë do të pësonte trashëgimia kulturore e vendit, transmeton Klan Kosova. Kryeministri Ramush Haradinaj, duke vlerësuar lartë ansamblin, si thesar të trashëgimisë kulturore shqiptare, premtoi se Qeveria të cilën e udhëheq do të ndërmarr të gjitha veprimet konform ligjeve në fuqi për rregullimin shumë të shpejtë të statusit të tyre ligjor. Në përfundim të vizitës, udhëheqësit e AFA ‘’Rugova’’ e uruan Kryeministrin Haradinaj për postin e të parit të Qeverisë së Kosovës teksa theksuan se sfidë e tyre thelbësore është që ta ruajnë e kultivojnë, si dhe ta shpijnë më tej ndër breza këtë trashëgimi që është begati kulturore jo vetëm e Kosovës, porse e të gjithë shqiptarëve, transmeton Klan Kosova.