Haradinaj: Gjilani do jetë qendër e fuqishme ekonomike e gjithë rajonit NULL NULL 27.01.2025 22:29 27.01.2025 22:29 Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së me partnerë të koalicionit, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se Gjilani, do jetë qendër e fuqishme ekonomike e gjithë rajonit. Kështu u shpreh ai gjatë një tubimi elektoral të jashtëzakonshëm në Anamoravë, transmeton klankosova.tv. ”Gjilani gati për hapa të mëdhenj! Anamorava e fortë do të thotë Kosova e fortë. Gjilani sot dëshmoi se është gati për hapa të mëdhenj. Me programin tonë për zhvillim ekonomik, Gjilani do të jetë qendër e fuqishme ekonomike e tërë rajonit. 137 për Kosovën Fituese”.