Haradinaj bashkë me Abazin drejt Washingtonit për inaugurimin e Trumpit president NULL NULL 17.01.2025 16:56 17.01.2025 16:56 Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump. Një gjë të tillë e bëri të ditur, Haki Abazi, kandidat për deputet nga po AAK-ja, transmeton klankosova.tv. Ai shkruan se me Haradinajn u nisën në Washington D.C për punë të mira e të mbara. ”Rrugët me vlerë e për vlera janë të gjata e të mundimshme dhe plot sakrifica por kur ka bashkim, bashkëpunim e vizion, triumfon e përbashkëta – Kosova është Fituese. Sot jemi nisur për vizitë në Washington D.C, për me i vazhdu punët e mira dhe punët e mbara! Rrugës për në festën e madhe të inaugurimit të Presidentit të SHBA, Donald Trump”.