Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Hapu” mbahet për herë të parë në Prishtinë

NULL NULL
04.09.2015 09:16

Për herë të parë në Prishtinë do të mbahet edicioni i parë i Festivalit të Artit në Hapësirë publike “Hapu”.

Me këtë rast organizatori i këtij festivali “Teatri Oda” iu ka bërë thirrje të gjithëve që vullnetarisht të paraqiten për ndihmë gjatë ditëve sa do të zgjas ky aktivitet i cili do të nis të dielën me 6 shtator dhe do të zgjas gjashtë ditë.

Menaxherja operative e Festivalit të Artit në Hapësirë Publike, Zana Elshani, i tha Klan Kosovës se deri më tani janë paraqitur 20 vullnetarë të rinj për të ndihmuar gjatë festivalit.

Elshani njëherit bëri të ditur se pjesë e tij do të jenë artistë të ndryshëm vendorë si dhe  nga vendet evropiane, të cilët do të realizojnë instalacione të ndryshme, ku njëra nga to të jetë edhe vendosja e disa kukullave nëpër katër sheshet e kryeqytetit, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme