Hapet pavilioni i Kosovës në Cannes NULL NULL 11.05.2016 21:08 11.05.2016 21:08 Edicioni i 69-të i filmit në Cannes tashmë është hapur. Ndërkaq në këtë ceremoni është hapur edhe pavilioni i Kosovës, në tregun e filmit Marche Du Film, njofton Klan Kosova. Këtë e ka bërë të ditur Drejori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, përmes rrjetit social Facebook i cili njoftoi adhuruesit e filmave kosovarë që ky është viti i pestë që vendi ynë është prezente në tregun e filmit në Cannes. Për më shumë lexoni statusin e plotë të Zharkut në lidhje me hapjen e pavilionit të Kosovës në Cannes. ‘’Hapet pavilioni i Kosovës në Cannes Është viti i pestë që Kosova është prezente në tregun e filmit Marche Du Film në Cannes, i cili është një prej tregjeve më të mëdha në botë. Në Cannes, QKK do të bëj promovimin e filmave që janë mbështetur nga ky institucion, ku në katalog rradhiten mbi 40 filma, duke përfshirë filmat që janë në paraproduksion, në produksion, në postproduksion dhe të përfunduar. Për këto arsye do të ketë takime të ndryshme me festivale të mëdha të filmit, fonde të filmit, me producent e distributor, për të shikuar mënyra të reja bashkëpunimi. Gjatë kësaj kohe përveç përfaqësuesve nga QKK do të ketë përfaqësues edhe nga Ministria e Kulturës, nga Kosova Film dhe artistë të tjerë që do të kenë takime me fonde tjera të filmit, festivale, producent etj. Fokusi i QKK-së për këtë vit është promovimi i lehtësirave financiare që Kosova pritet t’i ketë në vitin 2017. Qendra Kinematografike e Kosovës, këtë të hane, 16 maj, do të organizoj një koktej rasti për të gjithë bashkëpunëtorët e fondeve të filmit, producent, distributor e përfaqësues të festivaleve dhe do të prezentoj skemën për lehtësira financiare. Pavilioni i Kosovës gjendet në Village International Pantiero pranë pavilionit të Rumanisë, Libanit, Suedisë dhe Norvegjisë, ndërsa sot do të mbahet hapja zyrtare e festivalit të Cannes ku do të shfaqet filmi ‘Café Society’ nga regjisori i madh Woody Allen.’’