Hapet ekspozita “Zërat e Kosovës në Manchester” NULL NULL 12.04.2017 15:10 12.04.2017 15:10 Sot në bibliotekën Kombëtare të Kosovës, është hapur ekspozita “Zërat e Kosovës në Manchester”, njofton Klan Kosova. Kjo ekspozitë përmban rrëfimet e 30 refugjatëve kosovarë në këtë qytet të Anglisë, të ikur nga lufta e fundit në Kosovë. Ekspozita fillimisht është hapur në Manchester dhe rrëfimet e këtyre kosovarëve janë bërë pjesë edhe e bibliotekës qendrore të Manchesterit. Udhëheqësja e organizatës “Ndihma e Manchesterit në Kosovë”, Pamela Dawes tha se është e lumtur që këto rrëfime të ia dhurojë bibliotekës kombëtare, ndërkaq shtoi se do të donte që këto rrëfime një ditë të ekspozohen edhe në Beograd.