Hapet ekspozita “Trashëgimia përmes Imazheve” NULL NULL 13.06.2017 12:52 13.06.2017 12:52 Në ambientet e muzeut të Kosovës, është hapur ekspozita “Trashëgimia përmes Imazheve”, të cilën e kanë organizuar studentët e vitit të tretë të departamentit Etnologji dhe Antropologji Kulturore në kuadër të Fakultetit Filozofik të UP-së. Në këtë ekspozitë janë paraqitur monedha të vjetra, fotografi me motive të vjetra si dhe artefakte dhe pulla postare të huazuara nga posta. Nga kjo e fundit nga Universiteti i Prishtinës dhe nga Muzeu i Kosovës, është përkrahur kjo ekspozitë e studentëve e cila do të jetë e hapur deri më 16 qershor.